Kosovën do ta lëshojnë deri në fund të vitit nga 50 deri 60 mijë persona, po vlerësojnë ekspertët ekonomisë.Përderisa vetëm vitin e kaluar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se kanë emigruar 42 728 persona.Prandaj sipas ekspertëve numri do të rritet krahasuar me vitin 2021 për shkak të kushteve të këqija ekonomike, duke paralajmëruar edhe mungesë të fuqisë punëtore.
Musa Limani, njohës i ekonomisë tha se nëse ndodh liberalizimi i vizave Kosova do të zbrazet.Limani thotë se pasojat kryesore janë ekonomike, shoqërore po mbi të gjitha kombëtare.
“Normalisht se do të ketë gjasë, ky numër do të rritet edhe më tepër për arsye se nuk ka gjasa që të kemi ndonjë zhvillim intensiv dhe me rastin e liberalizimit të vizave do të zbrazet Kosova. Vetëm edhe një të dhënë, në vitin e kaluar me sa kam informacion, Kosovën e kanë lëshuar 400 mjek. Ne do të mbesim pa mjek në të ardhmen. Ky migracion i rinisë tonë do të paraqes mungesën e fuqisë punëtore në të ardhmen “.