Ndër miliona njerëz zgjedhim si me magji
personin që duam. Ekziston diçka te partneri, që në njëfarë pikë na ‘godet’ në
mënyrë të ndryshme nga të tjerët, diçka që kumbon brenda nesh dhe na mban të
lidhur pas tij me mendime dhe ndjenja. 
Është vërtet magji? Varet se çfarë nënkuptojmë
me magji. Ndoshta po, por fakt është se zgjedhja e partnerit nuk është kaq
rastësore dhe e nxitur nga veprime të jashtme, por nga oqeanë të brendshëm që
takohen me njëri-tjetrin.
Ndonjëherë ndodh të marrim nga tjetri një
pjesë të vetes dhe nuk është e thënë që të jetë më e mira, përkundrazi mund të
jetë edhe një pjesë e shqetësuar. Në kompleksitetin e identitetit personal disa
aspekte që karakterizohen janë pak a shumë të integruara te vetja jonë dhe jo
gjithmonë kanë pasur hapësirën që kërkojnë. Çdo histori është e veçantë, por
ekziston një aspekt që vjen nga zhvillime familjare traumatike (përvoja
traumatike në dashuri që përsëriten vazhdimisht gjatë periudhës së rritjes):
problematika e përjetimeve emotive në marrëdhëniet e dashurisë.
Jetojmë në një botë me mbi shtatë miliardë
persona të tjerë. Çdo ditë miliona njerëz urojnë të takojnë njeriun e duhur që
do të dëshironin të kishin pranë për gjithë jetën. Dy njerëz, bëhet fjalë vetëm
që të gjejnë njeriun tjetër, atë të duhurin, mes shtatë miliardëve. Fat? Apo
është diçka tjetër? Le t’i hedhim një sy rolit që luan fati në marrëdhëniet
romantike. Fati mund të bëjë dallimin kur jemi në kërkim të dashurisë. Për të
filluar një lidhje, fati ose shansi, duhet të bëjë magjinë e vet, në mënyrë që
dy njerëz të takohen në të njëjtën hapësirë dhe në të njëjtën kohë. Ndaj, nga
një këndvështrim, një tërësi ngjarjesh duhet të jenë në lëvizje, në mënyrë që
dy njerëz të kryqëzohen. Kjo është ajo që quhet fat!
Të gjejmë dikë për ta dashuruar është
krejtësisht falë tekave të rastësisë? Edhe sjelljet ndikojnë në mundësinë që të
ndodhë një rast i rrallë dhe i dëshirueshëm, siç është gjetja e një partneri
romantik. Në vend që të ulen në divan, në pritje të fatit dhe dashurisë,
njerëzit mund të dalin dhe të shkojnë në evente sociale dhe kontekste sociale
ku kanë një mundësi më të madhe të takojnë njerëz të tjerë. Të qenit të hapur
ndaj miqësive të reja mund t’ju ndihmojë të shtoni mundësinë për të takuar një partner
të përshtatshëm. E keni takuar njeriun e duhur? E keni takuar një person që ju
pëlqen dhe tani po pyesni veten: a është pikërisht ai i duhur? Fati ju ka
ndihmuar dhe ju ka gjetur partnerin ideal? Përgjigjja e këtyre pyetjeve mund të
jetë e lidhur me bindjet tuaja bazë, me prishtmëritë tuaja rreth marrëdhënieve
romantike. Jeni një njeri që besoni në fat, që i referoheni fatit për të qenë i
lidhur me shpirtin tuaj binjak? Apo jeni një njeri që besoni se lidhjet janë
mundësi rritjeje dhe duhet të kultivohen?
Bindjet tuaja bazë kanë një ndikim të thellë
mbi mënyrën e këndvështrimit të marrëdhënies suaj dhe se sa të gatshëm jeni për
të zgjidhur problemet e dashurisë. Njerëzit që i besojnë shumë fatit i shohin
vështirësitë në rrugë si udhërrëfyes se ai nuk është njeriu i duhur, ndërsa
njerëzit me bindjet mbi bazën e rritjes, përkushtohen në aktivitete që zgjidhin
problemet për të kapërcyer vështirësitë që hasin në lidhje. Me sa duket, fati
mund të ndihmojë që të afrojë njerëzit, por një besim i tepruar mbi forcat e
jashtme, si fati, mund të pengojë sjelljet thelbësore për të ruajtur një lidhje
të shëndetshme.
Freud e ka trajtuar shumë herë temën e
dashurisë, e cila shpesh është e lidhur me pulsionet, duke dalluar dy mundësi
të mundshme: dashuria anaklitike dhe ajo narciste. Më thjeshtë: në rastin e
parë dashuroheni me partnerin, kur ai kujdeset për ju, ndërsa në rastin e dytë,
dashuroheni me partnerin kur ai ka diçka që do të dëshironit ta kishit. Të dyja
aspektet shpesh gërshetohen me njëra-tjetrën dhe mekanizmat që i rregullojnë
kanë rrënjë shumë të thella. Freud përballet me temën e dashurisë duke filluar
që nga figura e nënës, e cila dallohet si dashuria e parë dhe e padiskutueshme
për meshkujt, por edhe për femrat, një temë që është veçanërisht komplekse.
Ndodh gjithmonë që tek tjetri dhe me tjetrin të zbulojmë vetveten. Në njëfarë
mënyre, diskutimi i psiko-analizës është i përqendruar te dashuria, duke qenë
se ajo luan një rol thelbësor për secilin prej nesh.
The post Partneri i ngjashëm ndër miliona njerëz të tjerë appeared first on Gazeta Express.

