Telenews

Partnerja bukuroshe e Unikkatil ndan foton e veçantë krah tij

Reperi shqiptar, Unikkatil (Viktor Palokaj), i cili gjithmonë është shquar për ruajtjen me fanatizëm të jetës së tij private, duket se ka nisur një kapitull të ri.

Së fundmi, partnerja e tij Vjosa ka publikuar foton e parë krah tij.

Në imazhin e shkrepur, Unikkatil shfaqet mjaft i afërt dhe në një moment relaksi krah partneres bjonde. Reperi, i veshur me një kapele dhe një bluzë të thjeshtë, pozon pranë saj duke konfirmuar kështu zërat për një romancë të re në jetën e tij.

Kjo foto vjen disa muaj pasi Prive By Liberta Spahiu, zbuloi ekskluzivisht se reperi kishte ndarë rrugët me bashkëshorten e tij, Valbonën, me të cilën ka edhe një djalë.

Edhe pse Unikkatil nuk ka bërë asnjëherë deklarata publike rreth divorcit apo jetës së tij sentimentale, kjo fotografi dëshmon se ai e ka lënë pas të kaluarën dhe po shijon lidhjen e tij të re.

Edhe pse së fundmi në rrjet pati thashetheme që ishin ndarë, me këtë postim çifti siç duket konfirmon se çdo gjë po shkon më së miri.

Mbetet për t’u parë nëse reperi do të ndajë më shumë detaje rreth partneres në të ardhmen, apo do të vazhdojë t’i mbajë gjërat larg syrit të publikut siç ka bërë gjithmonë.

Të ngajshme

Aksidenti në Gllarevë, lëndohen tetë persona

Blearta

Ish-presidentja Jahjaga viziton Mitrovicën, pritet nga Faton Peci

Blearta

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

Valjeta Turkaj