Telenews

Pas 12 vitesh rikthehet në postin e deputetit – A po e ‘braktis’ Luta Gjilanin?

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri pritet të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës. Ai do të shërbej si deputet në legjislaturën e nëntë duke u rikthyer në këtë pozitë pas 12 viteve.

Në rezultate e numëruar deri me tani, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Haziri ka marr 27 mijë e 260 vota.

Ai pritet që me këto vota të zë një ulëse të LDK’së në Kuvend.

Haziri ka thënë për Insajderin se pas 12 viteve po kthehet si deputet në Kuvend.

“Kësaj here besoj që po, se pas 12 viteve unë po kthena në Kuvend. Mandatin e fundit kam dhënë dorëheqje se kam shku si kryetar komune, tash po kthena si deputet”, tha ai.

I pyetur se a do të kandidoj në zgjedhjet lokale, si kandidat i LDK për kryetar të Gjilanit, Haziri nuk pati përgjigje.

 

Të ngajshme

Vetëm pesë minuta me pozën e bretkosës: Bark i sheshtë dhe lamtumirë dhimbjes së shpinës

Erzana Fazliu

Lushaku-Sadriu: Qeveria Kurti po bëhet simbol i korrupsionit, ka bërë dëm epokal shtetit të Kosovës

Erzana Fazliu

Bardhi dhe Ronela Hajati lansojnë këngën e re “Mos nënshkruaj”

Erzana Fazliu