Pas një kohe të gjatë pa derbi lokal, më në fund edhe kryeqytetit kosovar sivjet ju rikthye një i tillë në basketboll.
Me inkuadrimin e KB Bora në Superligën e Kosovës, Sigal Prishtina tashmë e ka një konkurrent përbrenda komunës së saj.
Sot me fillim nga ora 17:50 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet, Prishtina e pret Borën, në ndeshjen hapëse të xhiros së dytë në elitën e basketbollit kosovar.
Në xhiron e parë të dyja ekipet pësuan disfata, Bora që u mposht nga G.E Ylli e Prishtina pësoi nga P.C Prizreni.
Sfida e sotme përpos në Sport1, transmetohet edhe në Klan Kosova.