Telenews

Berjani: Çmimet e naftës të qëndrueshme, por rreziku nuk ka kaluar

Çmimet e naftës në Kosovë kanë shënuar rënie pas uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme, si pasojë e marrëveshjes për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit. Këtë e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, përmes një njoftimi zyrtar.

Sipas tij, tregjet ndërkombëtare nuk po e shohin më si të afërt rrezikun për një luftë të gjerë apo për mbylljen e ngushticës së Hormuzit  një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.

“Prodhimi i lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kërkesa më e ulët nga Kina dhe Europa kanë ndikuar gjithashtu në shtyrjen e çmimit të naftës drejt rënies,” ka bërë të ditur Berjani.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se në rast të prishjes së armëpushimit apo ndonjë sulmi në zonat e prodhimit të naftës, çmimet mund të pësojnë rritje të menjëhershme.

Aktualisht, çmimet e derivateve në Kosovë janë si më poshtë:

  • Diesel: 1.24€ – 1.32€ për litër

  • Benzinë: 1.23€ – 1.31€ për litër

Zhvillimet në tregjet ndërkombëtare pritet të ndikojnë më tej në politikat e çmimeve të derivateve në vend.

Të ngajshme

Partia Demokratike e Kosovës dërgon në gjykatë ZRRE-në

Valjeta Turkaj

Aksidenti me një të vdekur në rrugën Prishtinë Gjilan, viktima dyshohet se ishte zyrtar policor

Valjeta Turkaj

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan

Valjeta Turkaj