Telenews

Pas dështimit të Kosovës për kualifikim në evropian, FFK shkarkon Primozh Gliha

 

 

Federata e Futbollit e Kosovës e ka shkarkuar selektorin e Kosovës, Primozh Gliha. Vendimi ka ardhur pas dështimit të KOmbëtares së Kosovës pë t’u kualifikuar në Euro 2024.

Njoftim i plotë i FFK-së:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha.

FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvillura pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.

Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar./Telenews/

Të ngajshme

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.90€

Valjeta Turkaj

Orët vendimtare: Zgjedhje e presidentit apo zgjedhje të reja

Valjeta Turkaj

Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, ndëshkohen dy shoferë me 500 €

Valjeta Turkaj