Telenews

Pas divorcit të hidhur, Alma Bektashi rigjen dashurinë

pas-divorcit-te-hidhur,-alma-bektashi-rigjen-dashurine

Kohë më parë, këngëtarja e njohur Alma Bektashi u përfol gjerësisht për ndarjen e saj nga bashkëshorti, pas më shumë se dy dekadash martesë. Lajmi u konfirmua nga vetë artistja, e cila rrëfeu se kishte mësuar për tradhtinë nga portalet, ndërkohë që ish-partneri kishte nisur një lidhje me një grua shumë më të re në moshë.

Ajo nuk ngurroi të shprehej se marrëdhënia kishte përfunduar me një shije të hidhur dhe se ish-bashkëshorti nuk kishte më asnjë rol në jetën e saj dhe të fëmijëve të tyre.

Por jeta private e Almes duket se po merr një drejtim të ri.

Burime të sigurta për Prive kanë konfirmuar se këngëtarja është në një lidhje të re dashurie, e cila ka nisur prej disa kohësh. Partneri i saj është një burrë nga Kosova, që nuk është figurë publike.

Për këtë arsye, çifti ka zgjedhur ta mbajë raportin tërësisht privat. Megjithatë, dëshmitarë të ndryshëm pohojnë se ata janë parë shpesh bashkë nëpër kryeqytet. Duket se Alma ka gjetur sërish paqen dhe stabilitetin emocional.

Të ngajshme

Amber pendohet për një gjë që i kishte thënë Gjestit në Big Brother VIP

KushtrimGuraj

Jennifer Aniston konfirmon lidhjen me Jim Curtis

KushtrimGuraj

Azetit i ndodh e papritura, anulon të gjitha koncertet

Valjeta Turkaj