Telenews

Pas emocioneve nga Champions League, sonte luhen ndeshjet e çerekfinales në Europa League

Pas emocioneve nga ndeshjet e para çerekfinale të Champions League që përfunduan mbrëmë, vëmendja e adhuruesve të futbollit evropian sot zhvendoset në Europa League, ku pritet një natë plot zjarr, shkruan Gazeta Sinjali.

Në agjendën e këtij kompeticioni janë katër ndeshje tejet interesante, të cilat mund të përcaktojnë shumë për ecurinë e skuadrave në garën për një vend në gjysmëfinale.

Ndeshja e parë zhvillohet nga ora 18:45, ku norvegjezët e Bodoe Glimt presin në shtëpi ekipin italian të Lazios. Ky duel pritet të jetë një përballje taktike, me të dyja skuadrat që synojnë të marrin epërsinë në ndeshjen e parë.

Tri duelet e tjera do të zhvillohen nga ora 21:00. Në një nga sfidat më të pritura të mbrëmjes, Lyon përballet me gjigantin anglez Manchester United, në një ndeshje ku përvoja e madhe ndërkombëtare e të dy klubeve mund të bëjë diferencën.

Në të njëjtën kohë, Rangers i Nedim Bajramit do të përballet me skuadrën baske të Athletic Bilbaos në një duel që pritet të jetë i fortë fizikisht dhe emocionalisht, veçanërisht për lojtarin shqiptar që pritet të ketë një rol të rëndësishëm.

Ndërkohë, Tottenham Hotspur do të kërkojë të shfrytëzojë përparësinë e terrenit vendas në përballjen ndaj Eintracht Frankfurtit, në një takim që përbën një test serioz për të dy ekipet në rrugën drejt trofeut.

Tifozët e futbollit do të kenë shumë për të parë sonte, ndërsa mbetet të shihet se cilat skuadra do të bëjnë hapin e parë drejt gjysmëfinales së Europa League.

Të ngajshme

Chelsea mposhtet nga Legia, por kualifikohet

Donat Hashani

Klopp drejt rikthimit të madh, favorit për ta zëvendësuar Ancelottin te Reali

KushtrimGuraj

City gati të testojë Juventusin me oferta për dy yjet bardhezi

KushtrimGuraj