Telenews

Pas fitores, reagon për herë të parë Gjesti në rrjete sociale

pas-fitores,-reagon-per-here-te-pare-gjesti-ne-rrjete-sociale

Besart Kelmendi ia ka dalë të fitojë zemrat e shqiptarëve pas një edicioni spektakolar të Big Brother VIP Albania.

Ai fitoi në garë duke u përballur në fund me Rozanën, kështu duke fituar çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Pas përfundimit të këtij edicioni, ai ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale duke postuar videon nga momenti kur shpallet emri i fituesit dhe kështu duke i falenderuar të gjithë mbështetësit e tij.

“Faleminderit nga zemra për këtë vlerësim! Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe besimin tuaj. Ky çmim nuk do të ishte i mundur pa ju … Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi me mua!”, shkroi Gjesti në rrjetin social ‘Instagram’.

 

 

Të ngajshme

Gjesti performon në “Air Albania” në ndeshjen Shqipëri – Serbi?

Valjeta Turkaj

Gjesti fiton Big Brother VIP Albania 4

KushtrimGuraj

Gjesti e ndez skenën e BBVA

Erzana Fazliu