Telenews

Pas Hovenier, reagon Grenell: Kurti mund të kishte takime në Shtëpinë e Bardhë, por s’pati

Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka reaguar ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, që sot kritikoi mediat në lidhje me raportimin për vizitat e Kurtit në SHBA.
Grenell tha se nuk ka pasaktësi nëse thuhet që Kurti nuk zhvilloi takim në Shtëpinë e Bardhë.
”Përderisa është e vërtetë që disa takime mbahen në objektin e Eisenohower, Kurti nuk u shpërblye me një takim në zyrat e Këshillit për Siguri Kombëtare, në dhomën e Rusvelt-it apo në zyrën Ovale. Ai mund të kishte, por s’i pati”, ka shkruar Grenell.
”Edhe ekipi i dobët i Bidenit është i zhgënjyer me Kurtin”, përfundoi Grenell.
Tutje ai shtoi se Kurti ishte i mbushur me justifikime, dhe se politikanët amerikanë nuk ishin të kënaqur që refuzoi gazsjellësin amerikanë.
”Ai ishte i mbushur me justifikime dhe jo me ide të reja. Politikanët amerikanë nuk ishin të lumtur që ai refuzoi ndihmën e qeverisë amerikane për energjinë e pastër”, thuhet tutje në postimin e Grenell.
Ndryshe Hovenier tha se kishte ‘’raportime mashtruese e qesharake’’, ku thuhej se Kurti nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë gjatë vizitës së tij.
Sipas Hovenier, Kurti ishte në një nga zyret e Shtëpisë së Bardhë kur zhvilloi takimin me Këshilltarin e Joe Biden, Jake Sullivan.
 

Të ngajshme

Tahiri i përgjigjet Kurtit: Proceset serioze s’kryhen me WhatsApp, s’dërgoi letër zyrtare

Valjeta Turkaj

Reflekto stil në çdo hapësirë Grezda Group

Valjeta Turkaj

Shtesat për fëmijë në rritje, mbi 404 mijë përfitues vetëm në mars

Valjeta Turkaj