Telenews

Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit

Teli me gjemba i cili ndodhej i bashkëngjitur me telin rrethues në kantierit ku po zhvillohen punime në Zvërnec, është hequr këtë të diel.

Kjo vjen pas incidentit të dhunshme një ditë më parë, ku qytetarë kanë protestuar kundër ndërtimeve në këtë zonë me pretendime për probleme në çështjet e pronësisë.

Ndërkohë në lidhje me incidentin e dhunshëm gjatë protestës, ku një qytetar u dhunua nga policia private që mbronte kantierin, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

Lamallari thekson se nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja e rojeve private, po edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend.

Sakaq policia ka arrestuar rojën private që u përplas me protestuesin në Zvërnec. Gerald Biba akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Sipas policisë, 32-vjeçari goditi me grusht një person dhe më pas, në bashkëpunim me dy persona të tjerë të proceduar penalisht, e tërhoqi me forcë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Të ngajshme

“Ju vraft Zoti e Allahu”- Kështu Kurti e keqpërdori për fushatë vajzën e vogël në Vushtrri

Rrezarta Ramaj

Butrint Imeri rikthehet fuqishëm, publikon këngën “Sytë e mi” nga albumi i ri “I Pari”

Blearta

Një në katër të rinj në Kosovë konsumojnë duhan

Blearta