Telenews

Pas incidentit të djeshëm, ndeshjet e basketbollit do të zhvillohen pa tifozë

Një incident i djeshëm bëri që finalja e Superkupes në basketboll, mes Prishtinës dhe Trepçës, të marrë vëmendjen e të gjithëve.

Huliganizmi dhe përleshjet mes tifozëve bën që disa prej tyre të lëndohen, palestra të dëmtohet.

Në anën tjetër, katër policë u lënduan nga këto përleshje.

Kjo bëri që të mblidhet Komiteti i Sigurisë në kuadër të Ministrisë së Sportit, për të diskutuar mbi masat që duhen ndërmarrë për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla.

“Pas shqyrtimit të rrethanave të përgjithshme dhe atyre specifike lidhur me incidentet e mbrëmshme, Këshilli ka hartuar kërkesat dhe rekomandimet vijuese:

  1. Të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit, të cilat organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, deri në një njoftim tjetër”, shkruhet në vendimin e Këshillit.

Të ngajshme

E kemi bërë nervoz edhe Ceferinin, presidenti i UEFA-s i pranishëm në stadiumin e Lubljanës

Erzana Fazliu

Cana i thurr lavde Xhakës, tregon për bisedën që e kishte para transferimit në Sunderland

Donat Hashani

Sonte derbi i madh i basketbollit kosovar

Donat Hashani