Telenews

Pas Julianës edhe një banor tjetër i BBVK me probleme shëndetësore

Pas raportimit në media se banori i Big Brother Kosova, Gjon Karrica ka problem shëndetësore dhe është shtrirë në spital, ka ardhur reagimi i drejtorit të Klan Kosova, Adriatik Kelmendi.

Ai ka shkruar se “Lugati” ka pasur një shqetësim shëndetësor, por tani ai është në gjendje stabile.

“Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

“Gjon Karrica është në gjendje stabile, ka pasur një shqetësim shëndetësor.

Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile.

Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.

Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova”.

 

Të ngajshme

Jozi reagon pas videos së përleshjes me Edi Kuçin: Ishte vetëm aktrim –

KushtrimGuraj

Ekskluzive: Prokuroria e Pejës hap rast ndaj Jozit pas sulmit ndaj Edit

Rrezarta Ramaj

Del video e plotë, si e organizoi “artisti” Jozefin Marku me grupin e tij rrahjen e Edi Kuçit në Shqipëri

Rrezarta Ramaj