Telenews

Pas Kroacisë edhe Serbia heq dorë nga akciza për karburantet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic sot njoftoi se shteti po ndërhyn për të mbrojtur qytetarët dhe shmangur rritjen e çmimit të karburantit.
“Shteti po investon 100 milionë euro për t’i mbushur rezervat e karburantit plotë. Ne kemi më shumë se sa duhet, është vetëm çështje çmimi, prandaj vendosëm të heqim dorë nga 20 përqind e akcizës për karburantet dhe kjo na kushton 35 milionë euro në muaj”, tha Presidenti serb.
Vuçiç rikujtoi se Serbia nuk ka pasur asnjëherë probleme me furnizimin me energji elektrike dhe gaz gjatë muajve të fundit dhe se çmimet janë ndër më të lirat në të gjithë Europën. 1 litër naftë në Serbi është tregtuar sot me 1,5 euro.
 

Të ngajshme

Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit

Rrezarta Ramaj

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Rrezarta Ramaj

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës, numër më i lartë në komunat e mëdha

Rrezarta Ramaj