Telenews

Pas një nate të tensionuar policia mobilizohet që në mëngjes, mburojat gati para kuvendit

Pas një nate të tensionuar, gjatë së cilës protestuesit qëndruan deri para mesnatës para Qeverisë së Kosovës, mëngjesi i sotëm ka nisur me përgatitje të shtuara të Policisë së Kosovës.

Protestuesit pritet të nisen drejt institucioneve, ndërsa policia ka nisur mobilizimin që në orët e hershme të mëngjesit.

Forcat policore janë pozicionuar para objektit të Kuvendit të Kosovës, ndërsa pjesëtarët e saj janë pajisur me mburoja dhe pajisje të tjera për menaxhimin e turmave.

Pas zhvillimeve të djeshme dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, sot pritet të ketë sërish prani të shtuar të forcave të rendit përreth institucioneve.

Protesta lidhet me kërkesat për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara.

Të ngajshme

Kurti nuk tregon nëse do të ketë takim me Hamzën: Do të flasim në Kuvend e Qeveri për këto çështje

Rrezarta Ramaj

Aleanca paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Burim Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Albulena Haxhiut për rastin e auditorit të përgjithshëm

Rrezarta Ramaj