Telenews

Pas pak pritet nënshkrimi i tri marrëveshjeve nga Samiti i Berlinit

Pas pak pritet të bëhet nënshkrimi i tri marrëveshjeve në kuadër të Samitit të Berlinit.

Pas kësaj, ky samit do të ketë edhe dy sesione pune në kuadër të këtij procesi dhe në orën 13:30 delegacionet do të dalin nga qeveria gjermane.

Pas këtyre ngjarjeve, secili lider pritet t’i adresohet mediave, ku është e konfirmuar se edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të ketë një konferencë.

Ndërsa, konferenca kryesore do të jetë ajo në mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, si shkak që Shqipëria do të jetë nikoqiri i ardhshëm i Samitit të Berlinit dhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Njëra ndër tri ujditë që pritet të arrihet sot ka të bëjë me njohjen reciproke të kartave të identitetit.

Tjetra ka të bëjë po ashtu me njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale ndërmjet palëve që e nënshkruajnë.

Po ashtu, sot pritet që Kosova dhe Bosnje e Hercegovina ta zyrtarizojnë heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, qytetarët nga Kosova do të mund të udhëtojnë drejt Bosnjës pa pasur nevojë që të pajisen me vizë paraprakisht.

Të ngajshme

PDK me tubim të madh në Drenas, Hamza: Drenasi do ta gëzojë vëmendjen që e meriton në qeverisjen time

Erzana Fazliu

Haradinaj merr mbështetje në Korishë, premton uljen e çmimit të energjisë elektrike

Erzana Fazliu

Villa Bellevue: Relaks dhe Luks afër liqenit të Batllavës

Erzana Fazliu