Telenews

Pas përplasjes 12-ditore me Izraelin, ministri iranian i Mbrojtjes niset për në Kinë

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, ka udhëtuar drejt aleatit diplomatik dhe ekonomik të vendit të tij, Kinës, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit pas përplasjes 12-ditore me Izraelin, e cila për pak çaste i futi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një konflikt të ri rajonal.

Nasirzadeh është një nga nëntë ministrat e mbrojtjes që morën pjesë në takimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), një grupim rajonal sigurie i udhëhequr nga Kina dhe Rusia, që ka fituar rëndësi të shtuar ndërkohë që Pekini dhe Moska synojnë të krijojnë blloqe ndërkombëtare alternative ndaj atyre që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.

Takimi dy-ditor filloi të mërkurën në qytetin bregdetar kinez Qingdao, një ditë pas armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, që shoi sulmet ajrore mes të dyja palëve, të cilat u ndërprenë nga një sulm amerikan ndaj tre objekteve bërthamore iraniane.

Ky takim i SCO-së përkoi me një takim të udhëheqësve të NATO-s në Hagë, ku Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se SHBA-të do të takohen me Iranin “javën e ardhshme” për diskutuar një marrëveshje të mundshme bërthamore.

Takimi në Pekin, pjesë e aktiviteteve për kryesimin e ardhshëm të SCO-së nga Kina, theksoi rolin e rëndësishëm të Kinës si një lojtar kyç ndërkombëtar, edhe pse ajo mbeti në periferinë e konfliktit Izrael-Iran. Nga ana tjetër, ky ngjarje thekson rëndësinë që Teherani i kushton marrëdhënieve të tij me Pekin.

Të ngajshme

Sërish tërmet në Shqipëri

Valjeta Turkaj

Nesër Testi i Arritshmërisë, MASHT paralajmëron masa ndaj kopjimeve

Valjeta Turkaj

Dy të vdekur, 17 të plagosur pas stuhive të forta në Francë

Valjeta Turkaj