Telenews

Pas përplasjes me sigurimin, qytetarët dhe opozita u përballën me policinë në Beograd

Para ndërtesës së Komunës së Beogradit në Serbi, sot ka ndodhur një rrahje masive mes një grup të qytetarëve dhe politikanësh të opozitës që u përplasën brutalisht me sigurimin e objektit.

Gjithçka filloi kur tentuan të kalojnë rrethojat mbrojtëse  – duke detyruar sigurimin të ndërhyjë dhe në një moment situata esklaoi dhe u grushtuan dhe shqelmuan turma me sigurimin.

Turma hidhnin vezë dhe ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit – duke u krijuar një situatë kaotike kur ndërhyri sigurimi.

E sikur kjo të mos mjaftonte, pak minuta më vonë u shfaq edhe xhandarmeria dhe shumë policë në rroba civile. Pa u menduar dy herë – iu vërsulën një të riu që dyshohet se u përfshi në rrahje me sigurimin.

Derisa po e prangosnin reaguan turma – duke detyruar pjesëtarë të shumtë të xhandarmerisë të intervenojnë për t’i shpërndarë.

Video | Facebook

 

Të ngajshme

Djali i Unikkatilit provon të kapet fizikisht me dikë në ceremoninë e varrimit të xhaxhait

Valjeta Turkaj

Fatmir Spahiu reflekton mbi sakrificat për Lirinë e Kosovës

Erzana Fazliu

Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e të folurit te fëmijët?

Valjeta Turkaj