Telenews

Pas përplasjeve verbale nga distanca, Kovaçevski dhe Kurti takohen në Vjenë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ia shtrënguan dorën njëri-tjetrit në Vjenë të Austrisë, disa muaj pasi ata e kishin shmangur njëri-tjetrin në Slloveni, pas një vizite shumë të komentuar të Kurtit në shtetin fqinj.

Kurti dhe Kovaçevski po qëndrojnë në Austri për Forumin Ekonomik të Vjenës. Kryeministri maqedonas shkroi se me Kurtin diskutuan për bashkëpunimin që tha se është “gjithpërfshirës dhe vazhdimisht në rritje”, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutuam bashkëpunimin tonë, i cili është gjithëpërfshirës dhe vazhdimisht në rritje. Ne u fokusuam në bashkëpunimin ekonomik dhe atë energjetik. Kemi shkëmbyer mendime edhe për situatën në rajon dhe dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi Kovaçevski në “X”.

Vizita Kurtit në Maqedoninë e Veriut në gusht kishte lënë shije të hidhur në raportin e tij me zyrtarët maqedonas. Ai më pas kishte shkuar në Slloveni, në Forumin e Bledit, sikur edhe Kovaçevski, por nga atje nuk pati fotografi ku dy liderët ia shtrëngojnë duart njëri-tjetrit e as ndonjë takim bilateral. Ata paraprakisht kishin mbajtur të njëjtin qëndrim në Athinë. /Telenews.al/

Të ngajshme

Në BDI thonë se e kanë fituar Gostivarin në raundin e parë, Kërçova e Struga në balotazh

Valjeta Turkaj

Shpëtimi i jetës: Ushtria zvicerane dekoron tre shqiptarë

Valjeta Turkaj

Numërohen mbi 50 për qind e votave të diasporës

Valjeta Turkaj