Telenews

Pas rezultateve të Testit PISA studentët me aksion para MAShTI-it

 

 

Organizata Studentore “Reforma” sot ka mbajtur një aksion simbolik para Ministrisë së Arsimit, në shenjë proteste për rezultatet e Testit PISA si dhe gjendjen e arsimit në Kosovë.

Studentë në shenjë pakënaqësie kanë vendosur diplomën e ministres Arbërie Nagavci në objektin e ministrisë.

Ata po ashtu kërkuan reforma në fushën e arsimit.

Ndryshe, dy ditë më parë Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

Kosova ka zënë vendin e 78-të nga 80 shtete pjesëmarrëse, pra ka rënie nga viti 2018 për 11 pikë. Vendi ka zënë pozitën e 76-të për lexim, 77-të për shkencë si dhe pozitën e 74-të për matematikë./Telenews/

Të ngajshme

Policia jep detaje për vdekjen e të riut në Lipjan

Valjeta Turkaj

Haxhiu thotë se njëanshëm ka vendosur të tërhiqet nëse s’i merr 61 vota në votim të fshehtë

Valjeta Turkaj

Dështon përpjekja e 43-të, kryesuesi Dehari ua ndërpret fjalën deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së

Valjeta Turkaj