Në vazhdën e takimeve që po realizon në Kosovë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, edhe Këshilli i Atlantikut të Veriut po zhvillon një sërë bashkëbisedimesh.
NAC-ja qëndroi sot në zyrën e presidentes Vjosa Osmani, për të biseduar rreth zhvillimeve në rajon.
“Forcat e NATO-s kanë rol të rëndësishëm për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin tonë, prandaj si partnere serioze e kredibile, Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë”, u shpreh Osmani, pas takimit.
Ky është postimi i plotë i saj: