Pas një paraqitjeje madhështore në natën hapëse të Festivalit “Sunny Hill’ në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar disa ditë pushimi.
Në një postim të publikuar në Instagram, Dua ka ndarë me ndjekësit një pamje magjepsëse të rivierës shqiptare, duke shfaqur një perëndim dielli mbi detin Jon.
“Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit”, ka shkruar ajo, duke nënvizuar lidhjen e saj të veçantë me Shqipërinë.
Me energjinë e saj karakteristike, Dua ndezi skenën e “Sunny Hill’, ku solli një atmosferë unike që bashkoi artistë e fansa nga e gjithë bota.
Pas emocioneve të festivalit, duket se jugu i Shqipërisë është vendi ku ajo rikthehet për qetësi dhe frymëzim.