Telenews

Pas takimit me ambasadorët, Kurti niset për Prekaz

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë përfunduar një takim në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike në vend që lidhen me çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe shpërndarjen e Kuvendit.

Takimi u zhvillua në një moment të tensionuar politik, pasi mbrëmjen e kaluar nuk u arrit zgjedhja e presidentit të ri, ndërsa Presidentja Vjosa Osmani sot vendosi të shpërndajë Kuvendin dhe të hapë rrugën për zgjedhje të reja, raporton lajmi.net

Pas përfundimit të takimit me ambasadorët e QUINT-it – që përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën dhe Italinë – kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është larguar nga ndërtesa e Qeverisë.

Menjëherë pas kësaj, Kurti është nisur drejt Prekazit, ku zakonisht zhvillohen aktivitete përkujtimore në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në kuadër të aktiviteteve për përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Të ngajshme

Data e zgjedhjeve, Hamza: Jemi për çfarëdo date që e cakton Presidentja, respektojmë cilindo vendim të Kushtetueses

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Në opsion për zgjedhje janë datat 5, 12 dhe 19 prill

Valjeta Turkaj

Gjykata Kushtetuese vendos për kërkesën e Haxhiut lidhur me zgjedhjen e presidentit

Valjeta Turkaj