Telenews

Pas takimit me Spiropalin, Konjufca: E ardhmja jonë dhe e kaluara jonë do jenë të lidhura përgjithmonë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, teksa e quajti mike ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Shqipërisë Elisa Spiropali, tha se takimet me homolog shqiptarë janë vëllazërore.

Ai e ka përgëzuar Shqipërinë siç tha “hapa gjigand që i ka bërë sa i përket integrimeve evropiane”.

Konjufca tha se sa më i fortë që të jetë koordinimi mes dy shteteve, aq më e sigurt do të jetë rruga tyre drejt Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se në takim diskutuan sot për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, për koordinim të plotë në politikën e jashtme dhe për forcimin e ndërtimit të kapaciteteve të brendshme diplomatike.

Miken time Elisën. Takimet me homolog nga Shqipëria nuk janë si takime tipike bilaterale sepse ne, ndonëse kemi ministri të jashtme, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën. Vendet tona janë shumë më tepër dhe takimet tona janë vëllazërore dhe takime të të njëjtit komb që më shumë si interesa ndërshtetërore e ndajnë fatin historik dhe politik”, tha Konjufca në konferencën e përbashkët.

Konjufca tha se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të cilat i kanë nënshkruar me Shqipërinë, e që janë mbi 140.

“Në këtë frymë diskutuam sot për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, për koordinim të plotë në politikën e jashtme dhe për forcimin e ndërtimit të kapaciteteve tona të brendshme diplomatike. Shumë punë që kanë ndërlidhur fort republikat tona janë bërë gjatë mandatit të qeverive tona, e shumë të tjera presin që të bëhen gjatë këtij mandati. Kosova është e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të cilat ne i kemi nënshkruar gjatë viteve me Republikën e Shqipërisë — e ato janë mbi 140 — dhe për afrimin e dy shteteve tona e po ashtu edhe të shoqërive tona në çdo fushë të jetës”, tha ai.

Konjufca nënvizoi se sa më i fortë të jetë koordinimimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, aq m e sigurt është e ardhmja drejt BE-së.

“Gjatë diskutimit me ministren Spiropali, unë e falënderova ministren si gjithmonë për mbështetjen e deritanishme që Republika e Shqipërisë ia ka ofruar Republikës së Kosovës edhe shtetndërtimit tonë, por edhe përfaqësimit të interesit tonë në arenën ndërkombëtare, përpjekjet për anëtarësimet tona në organizatat e rëndësishme. Dhe jam i bindur se koordinimi ynë do ta fuqizojë përpjekjen e Kosovës për anëtarësim edhe në Këshillin e Evropës, edhe për afrimin tonë dhe anëtarësimin tonë drejt NATO-s dhe në organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare. E ardhmja jonë, ashtu si e kaluara jonë, do të jenë të lidhura përgjithmonë. Sa më i fortë që të jetë koordinimi ynë, aq më e sigurt do të jetë rruga jonë drejt Bashkimit Evropian”, tha ai.

Të ngajshme

FIBULA Travel prezanton potencialin turistik të Kosovës në panairin ndërkombëtar BTL Lisbon 2026

Valjeta Turkaj

Spiropali pritet nga Albin Kurti: “Albini e ka nxjerr diellin sot”

Valjeta Turkaj

Konkursi për rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK hapet javën e ardhshme

Valjeta Turkaj