Telenews

Pas tragjedisë së trefishtë, sot protestohet në Gjilan

Një protestë pritet të mbahet sot para Gjykatës Themelore në Gjilan, pas ngjarjes tragjike të vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin dhe mbarë opinionin publik në Kosovë.

Protesta është thirrur për orën 19:00, me qëllim që të shprehet revolta qytetare ndaj sistemit të drejtësisë, i cili po akuzohet për neglizhencë dhe dështim në parandalimin e krimit.

Protestuesit pritet të kërkojnë veprim të shpejtë të gjykatave dhe prokurorisë, si dhe ndëshkim të autorëve të vrasjes së rëndë që ndodhi më 10 gusht në Gjilan, ku humbën jetën tre persona, përfshirë një baba dhe bir.

Të dyshuarit Mefail Shkodra, Engjull Shkodra dhe Edonis Shkodra vazhdojnë të jenë ende në arrati pasi dyshohen se vranë babë e bir, Selman e Edmond Hasani, së bashku me familjarin e tyre Abedin Hoxhën.

Të ngajshme

Hamza thërret për marshim masiv: Le ta shohë bota një popull që nuk e harron të kaluarën e vet –

KushtrimGuraj

Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona

Yllka Gashi

“Ishte tekanjoz, kërkonte…” – Grimieri shqiptar tregon detaje nga bashkëpunimi me George Mazonakis: Ishte besimtar…

Yllka Gashi