Pas vendimit të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë për mbylljen e televizionit Klana Kosova, një gazetar i RTK-së ka njoftuar që është suspenduar nga puna e tij si gazetar tash e 7 vite.
Gazetari Asdren Agushi ka shkuar se arsyetimi per suspendim vetëm arsyetim nuk është.
“Pse jam kritik ndaj pushtetit, mendoj se e kam detyre si gazetar me qene kritik ndaj secilit pushtet. I tille kam qene me te gjitha pushtetet! Tana muj me i pas vetem servil s’muj me qene kurre, sepse edukaten familjare e kam ashtu! I sherbej profesionit si profesionist, kurre s’i nënshtrohem t’keqës”, ka shkruar Agushi.
Ai tutje ka thënë se nëse i ka penguar pushtetit aspak s’me vjen keq, por le ta mbajne ne ndergjegjen e tyne ata qe po persekutojne gazetare e secilin qe s’mendon si ta.
“Unë s’kam me u ndal se s’eshte ne natyren tem me u ndal! Do t’i ndjek tana rruget ligjore dhe do ta fitoje edhe kete beteje! Besoj shume qe ne kete vend ka drejtesi dhe qe nuk eshte e nenshtrume! Demokracia eshte ndertu ne kete vend dhe s’ka fuqi qe mundet me prish! Shihemi ne proceset e ardhshme! Une si fitues, sigurisht”, ka shkruar Agushi në rrjetin social Facebook. /Gazeta10/
Njoftimi i tij i plotë:

