Telenews

Pas vizitës në Kosovë, Cameron ka kërkuar forcimin e KFOR-it

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameroon, në një raportim në Dhomën e Lordëve në kuadër të Komitetit për Mbrojtje dhe Raporte Ndërkombëtare, pas disa pyetjeve nga ish-sekretari i NATO-s, George Robertson, lidhur me sigurinë në Ballkan, ka rrëfyer për vizitën e tij që pati në Kosovë dhe idetë që pati pas kësaj vizite.

Cameroon ka treguar se pas kthimit nga Kosova e kishte kontaktuar sekretarin e NATO-s dhe i kishte kërkuar forcim të KFOR-it.

“Kam qenë në Kosovë dhe kam kaluar kohë me KFOR-in e pas kthimit nga atje kam kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm te NATO-s dhe i kam shprehur mendimin tim që duhet ta forcojmë KFOR-in dhe ta mbështesim duke i hequr restrikcionet për disa trupa të disa shteteve qe ndodhen atje”, ka thënë Cameron.


source

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj