Telenews

Pas vrasjes së Faton Hajrizit, Daçiq kërkon ekstradimin e vëllait të tij

Pas vrasjes së Faton Hajrizit nga Policia serbe, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme Ivica Daçiq ka kërkuar ekstradimin e vëllait të tij, Artan Hajrizi.

Ai para mediave serbe, bëri me dije se do të kërkojnë ekstradimin e tij.

“Ne do të kërkojmë që Artan Hajrizi, vëllai i vrasësit, të ekstradohet nga Gjermania”, tha Daçiq.

Daciq u shpreh se qe dy ditë kanë qenë nën përcjellje të Hajrizit nëpër mjet kamerave.

“Dy ditë e ndoqëm në kamera, fillimisht vodhi një biçikletë”, tha ai teksa pretendon se ishte gati të vriste dikë tjetër.

Mbi 150 pjesëtarë të policisë serbe dhe njësisë së helikopterëve kanë kërkuar për gati dy ditë Faton Hajrizin.

Të ngajshme

Erdogan bisedë telefonike në Macron: Zgjatja e konfliktit do të sillte destabilizim jo vetëm në rajon, por për të gjithë botën

Rrezarta Ramaj

Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

Rrezarta Ramaj

Komisioni për Legjislacion në takim për amandamentet kushtetuese

Rrezarta Ramaj