Telenews

Pasaportat më të fuqishme në botë, Kosova në vendin e 65-të, shënon ngritje në krahasim me vitet e kaluara

Pasaporta e Republikës së Kosovës ka shënuar ngritje në renditje në Indeksin e Pasaportave ‘Henley’, duke u renditur për vitin 2025 në vendin e 65-të në botë, me 81 destinacione pa viza, përfshirë edhe qasjen e lirë në zonën Shengen.

Indeksi i Pasaportës ‘Henley‘ është renditja e pasaportave e të gjitha pasaportave në botë, sipas numrit të destinacioneve që mbajtësit e tyre mund të vizitojnë pa pasur nevojë për vizë paraprake.

Indeksi përfshin 199 pasaporta dhe 227 destinacione udhëtimi, duke u ofruar përdoruesve informacionin më të gjerë dhe më të besueshëm për qasjen dhe lëvizshmërinë e tyre globale.

Referuar viteve të mëparshme, kjo renditje e Kosovës e 65-të në botë shënon rritje të fuqisë së pasaportës së Kosovës.

 telegrafi.com

Në vitin 2021, pasaporta e Kosovës ishte në vendin e 108-të, renditja më e ulët ndonjëherë për vendin.

Të ngajshme

Presidentja Osmani dhuron proteza të gjirit për gratë e prekura nga kanceri

Valjeta Turkaj

“Treni Bullgar” – Anëtari i KQZ-së ankohet për parregullsi në Shtime: Është gjetur një fletëvotim fals dhe mungon origjinali

Valjeta Turkaj

Pushime luksoze në Antalya me Fibula, Ultra All Inclusive për vetëm 654 euro

Valjeta Turkaj