Telenews

PDK dhe LDK të vendosura për të mos hyrë në koalicion me VV-në, por të dyja e duan postin e Kryeministrit “në Qeverinë e opozitës”

pdk-dhe-ldk-te-vendosura-per-te-mos-hyre-ne-koalicion-me-vv-ne,-por-te-dyja-e-duan-postin-e-kryeministrit-“ne-qeverine-e-opozites”

Partia Demokratike e Kosovës që ka dalë e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe Lidhja Demokratike që ka dalë e treta, janë shprehur të vendosura që nuk duan që të bashkëpunojnë me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e Qeverisë së re. 

Dy partitë kanë shprehur qëndrimin se e duan postin e kryeministrit, nëse bëhen bashkë partitë që deri para zgjedhjeve ishin në opozitë.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza,sonte në Klan Kosova u shpreh se PDK-ja është e gatshme për bashkëpunim me partitë e tjera që ishin në opozitë, por sipas tij, “është e drejtë” dhe “logjike” që posti i kryeministrit t’i takojë partisë më numër më të madh të deputetëve.

“Ne do ta thërrasim edhe LDK-në, edhe AAK-në, edhe të gjitha partitë tjera që kanë qenë në opozitë për të krijuar qeverinë. Për deklaratën e Abdixhikut, e lexova që ka vend për negociata. Është mirë me u ulë në tavolinë. Situata është e qartë. Partia Demokratike e Kosovës i ka 24 deputetë dhe partitë tjera opozitare kanë më pak deputetë. Mendoj që kjo është edhe e drejtë,” tha Hamza.

Ai theksoi se në rast të dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar qeverinë, PDK-ja do ta marrë iniciativën për të krijuar kabinetin qeverisës.

“E drejtë është që Partia Demokratike e Kosovës, në rast se VV dështon në formimin e Qeverisë, ta marrë iniciativën për krijimin e qeverisë dhe ta udhëheq atë. Jam i gatshëm të diskutoj me të gjitha partitë me respekt maksimal. Për postin e kryeministrit, ajo dihet, është e qartë, i takon partisë që është më e madhe. Është logjike. Është e drejtë,” u shpreh Hamza.

Hamza tha tha në Rubikon se opozita ka më shumë mundësi për të formuar qeverinë sesa Lëvizja Vetëvendosje.

Ai gjithashtu ishte i prerë se PDK nuk do të bashkëpunojë me LVV-në për formimin e qeverisë së re.

“Partia Demokratike e Kosovës e pret radhën. Po që se prodhohet situata dhe unë besoj që shumë më e mundshme edhe për shkak të programeve, edhe për shkak të numrave, është që opozita me kriju qeverinë se sa Lëvizja Vetëvendosje. Me Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka.” – tha Hamza.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë tha se nuk kanë pasur asnjë takim me asnjë parti politike.

Abdixhiku ka thënë se pozicioni i LDK-së është i qartë, nuk duan bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Duhet të qartësojë që nuk kemi pasur asnjë takim, me asnjë prej partive politike në Kosovë, sidomos me partinë në pushtet. LDK-ja e ka të qartë pozicionin e vet politik karshi VV, nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për një bashkëpunim me ta. Pra, ky është pozicion i qartë i LDK para elektoral dhe mbetet edhe sot”, ka thënë ai.

“LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeveria pa pozitën e kryeministrit. Po ashtu, LDK-ja nuk do të punojë për një qeveri afatshkurtër, pa zgjidhjen e çështjes së presidentit”, ka thënë ai

 

 

The post PDK dhe LDK të vendosura për të mos hyrë në koalicion me VV-në, por të dyja e duan postin e Kryeministrit “në Qeverinë e opozitës” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Ndryshim i motit, nesër priten rrebeshe shiu

KushtrimGuraj

Kurti në “X”: Serbia interferoi në zgjedhjet e Kosovës me qëllimin që t’i kërcënojë serbët, Ministri Rashiq u kërcënua direkt nga Radojiçiqi

KushtrimGuraj

Ukraina rrit ndjeshëm importet e armëve

KushtrimGuraj