Telenews

PDK-ja deklarohet në konferencë për media për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Kuvendin

Partia Demokratike e Kosovës mbajti një konferencë për media ku sqaroi detajet e Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe prezantoi veprimet që po ndërmerr në përputhje me këtë vendim, duke respektuar frymën institucionale.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, theksoi se qëllimi i kësaj konference është shpjegimi i pikave kryesore të vendimit dhe nuk është dhënia e qëndrimeve politike të partisë.

Ai deklaroi se do të flasë rreth procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe mënyrës së votimit të fshehtë në këtë kontekst.

“Do flas për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, dhe çështjen e votimit të fshehtë”, tha Gruda.

Tutje, deputeti i PDK-së ka theksuar se në aktgjykim, Kushtetuesja e ka thënë se nuk mund të ketë votimi i fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

‘E drejta është e partisë fituese, detyrimi është të mos me blloku kuvendin dhe detyrimi tjetër është me arrit konsensusin dhe kompromisin e nevojshëm. Çështja e votimit të fshehtë ka qenë problematike. Janë tri paragrafë të aktgjykimit që e sqarojnë çështjen e votimit të fshehtë. Gjykata Kushtetuese ka thënë nuk mund të ketë votim të fshehtë në rastin e  zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit’’, ka thënë ai.

Të ngajshme

AKB alarmon: Bizneset po ikin jashtë Kosovës, vetëm për në Shqipëri u larguan 600 prej tyre

Donat Hashani

Festimet në Gazimestan raportohet se kaluan pa incidente të mëdha

Donat Hashani

‘‘Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan’’ – Kur ajri kushton…

Donat Hashani