Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, kanë deponuar lënd në Gjykatën Kushtetuse, për konstituimin e Kuvendit edhe për formimin e Qeverisë Kurti 4, raporton Ekonomia Online.
Dje është votuar Qeveria “Kurti 4” në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Kuvendi i Kosovës.
Tetë votat kundër erdhën nga deputetët e Listës Serbe, derisa ata të PDK-së, LDK-së e Aleancës nuk morën pjesë në seancë.V
otimit të Qeverisë i ka hapur rrugë vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, e mbajtur në orët e paradites.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ka shpallur të konstituuar legjislaturën e 11-të pa u zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.
Kjo parti e ka bojkotuar vazhdimin e seancës me arsyetimin se janë shkelur ligjet e Kushtetuta.


