Telenews

PDK-JA ME KRYETAR TË RI NË KAMENICË

Kryesia Qendrore e PDK-së në mbledhjen e mbajtur sot, ka emëruar udhëheqjen e përkohshme në Degën e PDK-së në Kamenicë, me kryetar Granit Berisha.
Përveç kryetarit të ri të Degës, Kryesia Qendrore po ashtu ka emëruar edhe përbërjen e re të anëtarëve të Kryesisë së Degës së PDK-së në Kamenicë me këtë përbërje Rabit Dermaku – nënkryetar, Jona Arifi – nënkryetare, Shpend Vllasi – sekretar i Përgjithshëm, Amire Rexha – kryetare e GDK-së, Enis Rrudhani – kryetar RDK, ndërsa anëtarë janë Bleta Hoxha, Dritan Maliqi, Fakir Spahiu, Festim Poroshtica, Fisnik Berisha, Ibadete Bunjaku Ahmetaj, Kimete Kryeziu, Mevlush Kallaba, Pajtim Gagica, Rrezarta Krasniqi Maliqi, Valdrin Krasniqi dhe Vigan Kastrati.
Sipas vendimit të Kryesisë Qendrore të PDK-së, kryetari i ri i Degës dhe anëtarët e Kryesisë, kanë përgjegjësi të konsolidojnë të gjitha strukturat partiake në Komunën e Kamenicës, si dhe kanë mandat deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta brenda PDK-së.
Kryetari i ri i Degës së PDK-së në Kamenicë Granit Berisha, ka falënderuar Kryesinë Qendrore të PDK-së për besimin e dhënë atij dhe Kryesisë së re të PDK-së në Kamenicë dhe është zotuar që bashkë me të gjithë anëtarët e Kryesisë së PDK-së në Kamenicë do të punojnë për të reformuar dhe forcuar të gjitha strukturat e PDK-së në të gjitha lokalitetet e Komunës së Kamenicës.
Berisha me këtë rast falënderon të gjithë anëtarët e Kryesisë së deritashme të PDK-së në Kamenicë dhe ish-kryetarin e Degës, Bajram Dermaku për angazhimin dhe punën e deritashme në udhëheqjen e Degës së PDK-së në Kamenicë.
Kryetari Berisha, bashkë me anëtarët e Kryesisë së re të Degës së PDK-së në Kamenicë do të filloj menjëherë me punët që e presin PDK-në në Kamenicë për të punuar pandërprerë në konsolidimin e plotë të Degës, ndërsa me këtë rast, fton të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës që të angazhohen politikisht dhe t’i bashkohen vizionit të PDK-sës si parti shtet-ndërtuese dhe shtet-formuese.

Të ngajshme

Mahmuti thotë se UÇK-ja nuk ka vrarë civilë, mohon se është autor i Komunikatës së 59-të të UÇK-së

KushtrimGuraj

Statovci: Komisioni humbje kohe, materiali është i klasifikuar – i palogjikshëm si proces

KushtrimGuraj

Gërvalla takohet me Blinkenin e Jolyn: U pa lidhja e fortë Kosovë-ShBA në shkëmbimin tonë të shkurtër

KushtrimGuraj