Telenews

PDK s’merr pjesë në votimin e fshehur, Krasniqi: S’keni të drejtë me ndryshu formën e votimit

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, tha se PDK s’do të marrë pjesë në votimin e fshehur të propozuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.

“Kryesues s’po besoj që ke kompetenca me fol në emër të Grupit Parlamentar të PDK’së. Disa çështje zoti Kurti të thashë edhe në takimin më herët nuk keni të drejtë në mes të votimit me ndërru formën e votimit. Prej kur ka kuvend kjo është e paprecedentë, nuk ka ndodhur. Sikur të kishit vendos në fillim ndoshta do të kishte qenë e pranueshme, kjo nuk është e pranueshme. Ju ftoj që mos ta thelloni krizën, por të dilni nga kriza sepse ju takon që ta propozoni dikë që merr votat dhe ju e dini që ka në mesin tuaj të tillë”, tha ai.

“Ju edhe mund ta impononi në mënyrë arbitare përmes kryesuesit, që po e keqpërdorni në çdo seancë për çka ndjej keqardhje për të personalisht,. Nuk keni të drejtë, as sekretariati s’ka të drejtë me i dëgju dhe me iu bind kërkesave të paligjshme jokushtetuese por votat që si keni të hapura, në mënyrë transparente, qysh doni me i bë në mënyrë të fshehtë, a po mendoni që ka ndonjë pazar për të cilin ju e dini e ne si dimë e që është në kutinë e votimit. S’keni të drejtë…”, tha ai.

“Ne smarrim pjesë në një votim të tillë të imponuar e as nuk propozojmë komision, do tiu vëzhgojmë”, shtoi ai.

Të ngajshme

Sërish filluan protestat masive në Serbi – shoferi përplasi veturën tek qytetarët

Donat Hashani

Dronët rusë godasin qytetet e mëdha në Ukrainë

Donat Hashani

“Jena tronditë”, fqinjët rrëfejnë për natën kur u vra polici Muhamed Lika (VIDEO)

Donat Hashani