Telenews

PDK THOTË SE PEZULLUAN VENDIMIN E PADREJTË TË ZRRE-SË PËR RRYMËN

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të pezullohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e reja  të energjisë.
Këtë vendim, Gjykata Themelore e mori pasi ndaj vendimin ishte Partia Demokratike e Kosovës ajo që e kishte iniciuar lëndën në gjykatë.
Në lidhje me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se ekipi i kësaj partie ka bërë që një vendim i tillë të anulohet nga ZRrE-ja.
“Gjatë kësaj periudhe të krizës energjetike, kemi pasur një angazhim jashtëzakonisht të madh që ta argumentojmë para Gjykatës që vendimi i Qeverisë Kurti dhe ZRRE-së ishte I kundërligjshëm dhe i dëmshëm për qytetarët e Kosovës. Ky vendim i Gjykatës, dëshmon se kompetenca dhe dija triumfojnë”, është shprehur Tahiri.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, njëherësh kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Tregti, Industri dhe Ndërmarrësi, tha se ky vendim i Gjykatës dëshmon se Qeveria ka marrë vendime shumë të dëmshme për qytetarët në kohën e krizës energjetike, andaj ai paralajmëroi se shumë shpejt do të themelohet Komisioni Hetimor Parlamentar ku do të zbardhen të gjitha keqpërdorimet e qeverisë me fondet publike në kohën e krizës energjetike.
“Vendimi i Gjykatës ka rilegjitimuar të gjitha kërkesat e Grupit Parlamentar të PDK-së për ndërhyrjet politike dhe pabarazinë në procesin e faturimit. Ky vendim I Gjykatës është argument shtesë për themelimin sa më parë të Komisionit Hetimor Parlamentar për ta hetuar gjithë keqmenaxhimin e qeverisë gjatë krizës energjetike”, tha Shala.
Ndërsa anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci u shpreh se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti nëpërmjet, siç e quajti ai, diktatit dhe presioneve në institucionet e pavarura po i detyron ato të marrin vendime të kundërligjshme dhe në dëm të qytetarëve.
“Mbase qytetarët mund edhe t’ia falin Qeverisë koston e gabimeve si rezultat i jokompetencës dhe paaftësisë, por asessi nuk mund t’ia falin bakshishin për deformimin e skajshëm të vullnetit të tyre që të kenë furnizim të rregullt me energji dhe çmime të përballueshme”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani