Telenews

PE-ja i kërkon BE-së heqjen e masave për Kosovën, draft-raporti sot në agjendë të Komitetit për Politikë të Jashtme

be-ja-‘zbulon’-implikimin-e-dy-mediave-ruse-ne-zgjedhjet-ne-kosove

Një draft-raport i Parlamentit Evropian, me autor Riho Terras, raportues për Kosovës i kërkohet Bashkimit Evropian largimi i masave ndaj Kosovës, e të cilat ishin vendosur në qershor të vitit 2023.

Në ueb-faqen e Parlamentit Evropian bëhet e ditur se ky draft-raport është sot në agjendën e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Pasi të bëhet amendamentimi i draftit, ky raport duhet të miratohet në këtë komitet dhe më pas del në votim në Parlamentin Evropian.

Në agjendën e publikuar për sot, Komiteti për Politikë të Jashtme draft-raportin e ka si pikë të tretë të rendit të ditës dhe diskutimi do të mbahet nga ora 10:00-11:30.

Një ditë më parë u raportua se në këtë draft raport vlerësohet përkushtimi i Kosovës për integrim në BE, nënvizohet se e ardhmja e Kosovës është në BE dhe përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga një zonë gri është në interes edhe të Kosovës dhe të BE-së.

“Ftojmë për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës, të cilat nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe përshtatjen me politikat e BE-së” thuhet në draft-raport.

Mbështet po ashtu aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, ndërkaq nënvizohet edhe shqetësimi për shkak të situatës së sigurisë, ku dënohen sulmet në Banjskë dhe Ibër Lepenc dhe kërkohet që kryesitë e të gjitha këtyre veprave të dhunshme të nxirren para drejtësisë.

Draft-raporti paraqet edhe shqetësim serioz për dobësitë sistematike të sistemit të drejtësisë në Kosovë, sidomos sa i përket pavarësisë dhe respektimit të ndarjeve të pushteteve.

Të ngajshme

E kemi bërë nervoz edhe Ceferinin, presidenti i UEFA-s i pranishëm në stadiumin e Lubljanës

Erzana Fazliu

Zjarr në një apartament në Tiranë, zjarrfikësit nxjerrin nga ballkoni i banesës dy fëmijë

Erzana Fazliu

Kërkohet paraburgimi i mitrovicasit që tentoi të vrasë djalin e tij

Erzana Fazliu