Telenews

Peci aludon në gazetarin Lirim Mehmetaj: Kriminel

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka esklauar në sulme ndaj gazetarëve, më konkretisht ndaj Lirim Mehmetajt, të cilin e ka quajtur “kriminel hibrid”.

Këto sulme, dhe të tjera ndaj mediave, ai i bëri gjatë një interviste të dhënë në “ATV”.

“KTV-ja ka bë lajm të rrejshëm, e ka mashtru opinionin publik. Një gazetare që ia kam harru emrin, do ta padisim, jem duke e përgadit, ka deklaru se 66 mijë euro janë shpenzu për largimin e mobileve…

Janë 7-8 punë që duhet me kry, u nxjerr një fjalë nga konteksti, le të hetohet deri në fund, e përshëndes çdo iniciative që e ndërmerrë prokuroria dhe policia.

Pesë minuta pasi që policia ka hy mrena, mediat kanë qenë para ministrisë. Qysh është e mundur që urdhëri i prokurorisë, që dikush nga mediat është i informum, vihet për me bo filma. Kam qenë në vizitë, në mbrëmje kam shku e kam shiku ndeshjen futbollistike, kur jam kthy me marrë veturën para ministrisë, një pseudogazetar, analist, që për mu është kriminel hibrid, kanë raportu që unë kam fsheh dosje deri në ora 12 të natës. Unë nuk kam dosje, nuk e posedoj asnjë dosje” – u shpreh ai, transmeton Rilindja Shqiptare.

Të ngajshme

Mickoski: Ajri në Shkup disa ditë ishte më i pastër se në Prishtinë, Vjenë, Beograd, Lubjanë, pse nuk e thotë askush këtë

KushtrimGuraj

Rritja e pagës minimale nga janari, cilat janë shqetësimet e bizneseve?

KushtrimGuraj

Kapet në fitnes 36-vjeçari i kërkuar për tentim vrasje

KushtrimGuraj