Telenews

Peci i reagon ashpër Musatafës, pas replikës së këtij të fundit me Gërvallën

Ish-anëtari i LDK-së, Faton Peci, i cili i shkoi pas Vjosa Osmanit pas ndarjes së rrugëve me partinë e themeluar nga Rugova, i ka reaguar Isa Mustafës, pasi ky i fundit në një intervistë e ka quajtur kryediplomaten kosovare si fallxhore dhe marionetë të Kurtit e VV-së.

Peci i ka reaguar ashpër Isa Mustafës, duke e quajtur “marionetë të Hashimit”.

Isa Mustafa të premten ka deklaruar Donika Gërvalla tashmë është vetëm “marionetë” e një partie të majtë ekstreme, referuar Lëvizjes Vetëvendosje të udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai tutje kishte shtuar se njerëzit kanë të drejtë të shpresojnë, por jo të mashtrohen dy herë, fillimisht nga Vjosa Osmani e në vazhdimësi nga Donika Gëvralla.

“Kam hezituar të merrem me Donikën, të cilën e kam takuar për herë të parë më 1992, kur ndihmonte në zyrat e LDK-së në Stuttgart, si një vajzë e një veprimtari të vrarë nga serbët në Gjermani. Edhe sot nuk flas me ëndje për te, sepse do të dëshiroja të ishte treguar e zonja në punën e saj, të kishte sjellë së paku një njohje të re për Kosovën ose një anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare, të ishte parimore në përcaktimin politik, të mos bëhej marionetë e një partie ekstreme të majtë dhe shërbëtore e Kurtit. Të mos e ofendojë Ibrahim Rugovën, ta lë të qetë në amshim me respektin e njerëzve që e kanë dashur dhe e duan përherë. Njerëzit e LDK-së janë njerëz të besimit dhe shpresës. Të parët kanë qëndruar stoik në mbrojtje të vlerave të partisë, të dytit kanë eksperimentuar me shpresën, duke u mashtruar nga Vjosa dhe shoqja e saj Donika. Njerëzit kanë të drejtë të shpresojnë por jo të mashtrohen dy herë. Dhe atë nga njerëz që janë dëshmuar të pavlerë, e pa parime”, ka thënë Mustafa.

Të ngajshme

E thotë edhe këtë Gërvalla-Schwarz: Takoj në aeroplan njerëz që po kthehen në Kosovë, Gjermania në krizë

KushtrimGuraj

Paçarizi për skandalin në KEK: Degradim i madh institucional, po rrezikohet ekzistenca e shtetit

KushtrimGuraj

Arrijnë votat e para nga diaspora, përcillen nga Policia dhe do të vëzhgohen nga kamerat e sigurisë

KushtrimGuraj