Ministri në detyrë, Faton Peci ka thënë se Vetëvendosje e sheh Nismën si partner eventual.
“Ne të gjithë e shohim Nismën si partner eventual.”
I pyetur se pse nuk po e ndërrojnë kandidaten për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, Peci tha se “nuk është fundi i botës që opozita ta respektojë vendimin e Kushtetueses dhe të marrë pjesë në votim”.
“E kemi dhënë sqarimin, nuk është fundi i botës që deputetët të marrin pjesë në votim dhe ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.”