Telenews

Peci njofton për nisjen e vaksinimit kundër tërbimit të kafshëve

Ministri  i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se ka filluar vaksina kundër tërbimit, ku kjo sëmundje mund të bartet nga kafsha tek njeriu dhe është vdekjeprurëse.

Peci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se fushata “Parandalojmë tërbimin, ruajmë shëndetin”, ka për qëllim ndërgjegjësimin e njeriut mbi sëmundjen e tërbimit dhe masat që ndërmerren për parandalimin e saj në vendit tonë.

Sipas ministrit Peci, ky aktivitet ndaj vaksionimit kundër tërbimit zhvillohet dy herë në dy faza, pranverore dhe vjeshtore.

“Vaksinimi bëhet përmes shpërndarjes së karrem vaksinave nga ajri me avionë por edhe në menyrë manuale, për të siguruar konsumimin e vaksinave nga kafshët e egra”, thuhet në njoftim.

source

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj