Telenews

Peci tregon se sa ministri do ti ketë ”Guxo” në Qeverinë e re – Kurti 3 (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka treguar ekskluzivisht në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova se partia të cilës i takon ai, Guxo, e cila në zgjedhje kandidoi në një listë të përbashkët me LVV, Alternativën dhe PShDK-në, do t’i udhëheqë dy ministri në qeverinë e ardhshme.

Ai tha po ashtu se Guxo do t’i ketë 8 deputetë.

“Ne e kemi njëfarë dakordimi në parim. Në prezentimin e kabinetit të ri në përpjekje, Kurti 3, emër i pakontestueshëm është Donika Gërvalla si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë. Minimalisht do ta kemi edhe një ministri tjetër, por që nuk dihet cila do të jetë ajo”, u shpreh Peci.

Faton Peci tha po ashtu se në vitin 2021, nga kampi i VV-së nuk ka pasur gatishmëri që Guxo t’i ketë dy ministri.

“Arsyeja pse më 2021 Guxo e ka marrë ministrinë e dytë, ka qenë emri im. Tash unë e di që ka qenë edhe një eksponent i VV-së aty në listë që ka qenë i pakënaqur që në moment të fundit nuk ka përfunduar ministër, gjë të cilën unë e kam kuptuar pas rreth dy vitesh. Por unë s’kam qenë as fajtor e as shkaktar i kësaj”, deklaroi ai.

Ndiqeni deklaratën e tij të plotë:

 

Të ngajshme

Apeli ia zbut dënimin shitësit të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj

Valjeta Turkaj

Rama: Deri në 2028, s’do blejmë energji nga jashtë

Valjeta Turkaj

Hoti: Qytetarët po paguajnë çmimin e dështimit të kësaj qeverie me errësirë

Valjeta Turkaj