Telenews

Pejani rrahet me gruan në festën e ditëlindjes së 1 të fëmijës së tyre, përfundojnë të dy në Polici

pejani-rrahet-me-gruan-ne-festen-e-ditelindjes-se-1-te-femijes-se-tyre,-perfundojne-te-dy-ne-polici

Dhuna në familjet kosovare nuk ka të ndalur. Pothuajse çdo ditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, një burrë e një grua përfunduan në Polici pasi u kapën pas një konflikti verbal mes tyre.

Sinjali ka mësuar se çifti eskaloi në dhunë fizike, duke e sulmuar njëri – tjetrin dhe gjithë kjo ndodhi në festën e ditëlindjes së parë të fëmijës së tyre.

Një mosmarrëveshje momentale i çoi drejt dhunës, duke pësuar kështu që të dy lëndime trupore.

Bazuar në informacionet e para, burri i dyshuar ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit.

Siç merr tutje Sinjali, dy palët u shoqëruan në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat lidhur me incidentin që ndodhi mes tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj burrit të dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor, si dhe është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje”.

/GazetaSinjali/

The post Pejani rrahet me gruan në festën e ditëlindjes së 1 të fëmijës së tyre, përfundojnë të dy në Polici appeared first on Sinjali.

Të ngajshme

Dërgohen në mbajtje dy të arrestuarit për plagosjen në Pejë, policia tregon çka sekuestroi

Edmond Vila

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës | Analiza e REL: Një ngërç me pasoja të zgjatura

KushtrimGuraj

Plagosja në Klinë, arrestohen dy persona të dyshuar

Valjeta Turkaj