Telenews

Pejë: Burri e akuzon gruan për intimitet me konduktorin e autobusit, vëllai i saj hakmerret dhe e sulmon

Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre dhe zgjedhin forma tjera për t’i zgjidhur problemet. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, raporton Gazeta Telenews.

Këtë herë, Sinjali mëson se në rast janë përfshirë një çift dhe vëllai i gruas, i cili është kapur me dhëndrin e tij dhe për pasojë përfunduan të dy në Polici.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se burri i dyshuar fillimisht ishte kapur me bashkëshorten e tij, të cilën e ka akuzuar për intimitet me konduktorin e autobusit, sa herë që ajo udhëton.

Për dhunën psikike të ushtruar ndaj saj, gruaja e ka njoftuar vëllain, me ç’rast u përfshi në konflikt dhe shkoi te shtëpia e tyre, ku e sulmoi burrin e motrës.

Posa Policia ka marrë informacionin për rastin, palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Ndaj burrit të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ka nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa rast është iniciuar edhe ndaj të dyshuarit tjetër.

Të ngajshme

Sot dhe nesër borë në Kosovë

KushtrimGuraj

Kryetari i Komunës së Butelit paralajmëron arrestimin e Ali Ahmetit

Donat Hashani

Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin

Erzana Fazliu