Prokuroria Themelore në Pejë ka mbajtur takimin e radhës për trajtimin e rasteve të dhunës në familje në kompetencën territoriale të kësaj prokurorie.
Ndër pikat të shumta të rendit të ditës që u diskutuan gjatë këtij takimi, si konkluzione kryesore u nxorën se në rastet ku ka dhunë në familje në vendin e ngjarjes të shqyrtohet edhe dalja e hetuesve policorë edhe ekspertet psikolog nga lista te licencuarve.
Gjithashtu, përmes njoftimit të Prokurorisë, bëhet e ditur se për herë të parë viktimat e dhunës në familje do kenë mundësinë e vendosjes dyjavore në strehimore, derisa të këtë zgjidhje të rastit dhe stabilitet emocional.
“Po ashtu, u nxorën edhe konkluzione tjera gjatë këtij takimi të cilat do shërbejnë për institucionet për trajtim me të efikas dhe profesional të rasteve të dhunës në familje”, thuhet tutje në njoftim.