Pjesa më emocionuese e urimit ishte premtimi i tij romantik, ku shprehu se do ta zgjidhte Shkurten sërish, pavarësisht se sa herë do t’i jepej mundësia për ta jetuar jetën.

“Nëse do të më jepej edhe një jetë për ta jetuar, përsëri do të të zgjidhja ty!”, ka shkruar ndër të tjera Hajrushi.

Ai e ka përmbyllur dedikimin duke i uruar bashkëshortes shëndet, lumturi dhe shumë vite të tjera pranë fëmijëve, nipërve, mbesave dhe njerëzve të dashur.

“ Të dua sot, si dje, dhe përherë”, përfundon urimi i tij për Shkurte Fejzën. /Telegrafi/