Telenews

​Pentagoni: Rusia mund të kërkojë armë shtesë nga Irani, për t’i përdorur në Ukrainë

​pentagoni:-rusia-mund-te-kerkoje-arme-shtese-nga-irani,-per-t’i-perdorur-ne-ukraine

Pentagoni beson se Rusia mund të kërkojë armë shtesë të avancuara nga Irani për sulme ndaj Ukrainës, u tha sot në një konferencë për shtyp në Uashington.

“Ne jemi të shqetësuar për mundësinë që Rusia mund të kërkojë armë shtesë të avancuara nga Irani, të tilla si raketa tokë-tokë, për t’i përdorur në Ukrainë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, gjenerali Pat Ryder.

CNN raportoi sot se Irani po përgatitet t’i dërgojë Rusisë 1000 armë shtesë, duke përfshirë raketa balistike me rreze të shkurtër dhe më shumë dronë kamikaz.

“Irani ka dërguar dronë në Rusi dhe Pentagoni pret që Rusia ka të ngjarë të kërkojë më shumë dronë nga Irani”, tha Ryder.

Kërkesa e Rusisë për armë nga Irani është “indikative”, sepse sugjeron që të dy vendet “bashkuan forcat për të sulmuar ukrainasit”, tha një zëdhënës i Pentagonit.

Të ngajshme

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit 11.5 miliardë dollarë deri tani

Valjeta Turkaj

Trump: Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë brenda dy ditëve

Rrezarta Ramaj

Sulm në një shkollë në Turqi: Plagosen 16 persona, vetëvritet autori

Valjeta Turkaj