Telenews

Për 4 muaj, pushteti i AAK’së në Gjakovë shpenzoi afro 5 mijë euro për dreka zyrtare

Nga janari i këtij viti e deri në fund të muajit prill, Komuna e Gjakovës ka shpenzuar afër 5 mijë euro për dreka zyrtare. Saktësisht, kabineti i kryetarit Ardian Gjini shpenzoi 4 mijë e 890 euro nga buxheti i komunës për katër muaj.

Kjo shuma është bërë e ditur pas kërkesës së Gazetës Insajderi për qasje në dokumente publike.

Nga Komuna e Gjakovës nuk kanë dhënë detaje më shumë për Insajderin se për sa dreka u shpenzuan këto para e as çka ishte porositur me to.

Derisa, për furnizim me karburante për veturat zyrtare të kabinetit të kryetarit Gjini u shpenzuan 2 mijë e 498 euro.

Gazeta Insajderi ka kërkuar qasje edhe në dokumentet për mëditje. Por, nga zyrtarët e kësaj komune nuk është bërë e ditur nëse kryetari Gjini dhe nënkryetari Fetahaj kanë marrë mëditje gjatë këtyre muajve.

Të ngajshme

Me motrën time”, Katy Perry publikon videon ikonike me Dua Lipën

Rrezarta Ramaj

Mund të bëj çfarë të dua me të”, ylli francez shet trofeun e Kupës së Botës

Rrezarta Ramaj

Rrezarta Ramaj