Telenews

“Për botën ishte ylli i skenës, por për Roelin bota ishe vetëm ti”, katër muaj pa Shpat Kasapin – dedikimi prekës i bashkëshortes

selvija-e-ka-nda-mendjen-me-ia-cu-amanetin-ne-vend-shpatit,-merr-vendimin-e-madh-per-sherimin-e-te-birit

Kanë kaluar katër muaj që nga ndarja nga jeta e artistit të dashur shqiptar, Shpat Kasapi, një humbje që ka lënë gjurmë të thella jo vetëm në skenën muzikore, por edhe në zemrat e familjarëve, miqve dhe publikut që e ka ndjekur ndër vite.

I njohur për energjinë e tij në skenë, për këngët që shoqëruan breza të tërë dhe për personalitetin e tij të ngrohtë, Shpati mbetet një figurë e paharrueshme për artin shqiptar.

Mungesa e tij ndihet çdo ditë, ndërsa kujtimet për të vazhdojnë të jetojnë përmes muzikës dhe dashurisë që la pas.

Në këtë përvjetor të dhimbshëm, bashkëshortja e tij, Selvije Jao, ka ndarë një mesazh tepër prekës, duke shprehur mallin dhe dhimbjen që vazhdon të mbetet e fortë edhe pas katër muajsh.

Ajo theksoi lidhjen e veçantë që Shpati kishte me djalin e tyre, Roelin, duke e përshkruar atë si gjithë botën e tij.

“Shpresoj që je duke vallëzuar në qiell. Për botën ishte ylli i skenës, por për Roelin bota ishe vetëm ti. 4 muaj pa ty, por gjithmonë në zemrat tona. Na mungon çdo sekondë Shpat”, ka shkruar ajo.

Ky dedikim prekës rikthen edhe një herë në vëmendje jo vetëm artistin e madh që ishte Shpat Kasapi, por edhe njeriun familjar, babanë dhe bashkëshortin e përkushtuar, mungesa e të cilit vazhdon të ndihet thellësisht çdo ditë.

Të ngajshme

Arbana Osmani kritikohet për shprehjen raciste gjatë “Ferma VIP”

Valjeta Turkaj

Brikena, Selin, Mal dhe Miri hipin në makinë për xhiron e tyre në Tiranë

KushtrimGuraj

Kaderi shfaqet ‘hot’ në këtë veshje provokuese

Rrezarta Ramaj