Telenews

Për çfarë arsye u ther për vdekje imami në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Arsyeja e vrasjes së imamit nuk lidhet me punën e tij në xhami.

Kështu ka thënë për Indeksonline, Ajhan Beqiri, sekretar i KBI-së për Rajonin e Gorës.

“E tëra që mund të them është se vrasja e imamit nuk lidhet me punën e tij. Kemi informacione që ky akt i rëndë ka ndodhur për çështje private. Gazmendi ka qenë imam në zonën tonë dhe jemi të tronditur me humbjen e tij. Urojmë që organet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre dhe të zbardhin sa më parë këtë rast. Ne bashkëndjejmë me familjen e të ndjerit dhe urojmë që Zoti ta ketë çuar në xhehnet” ka thënë Ajhan Beqiri për Indeksoline.

I arrestuari për vrasjen me thikë të imamit Gazmend Tahirovci është Beshir Hamza.

I njëjti është arrestuar mëngjesin e sotëm pas një aksioni të mirëorganizuar nga Policia e Kosovës.

Të ngajshme

Oda Ekonomike Amerikane kërkon debat për gazin amerikan, kritikon institucionet për mosgatishmëri

Rrezarta Ramaj

Krimi i rëndë në Ferizaj: 24-vjeçarja dyshohet se vrau të dashurin – çka dihet deri më tani

Rrezarta Ramaj

Krasniqi i lumtur me fitoren: Ishte natë magjike, faleminderit gjithë tifozëve!

Rrezarta Ramaj